Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi po punon shumë për projektin e rradhës, por dhe sa duhet të presim?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh bukuroshja ka treguar se së fundmi i është përkushtuar pasionit të saj dhe vetëm pak më parë ka publikuar një Instastory ku duket në studio.

Megjithatë, sërish Era nuk ka zbuluar asnjë detaj se çfarë na duhet të presim nga këngëtarja apo ndonjë datë publikimi të projekteve të reja.

Mesa duket, Era po punon shumë për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë!

Teksa të gjithë ndjekësit janë në pritje me padurim të projekteve të saj më të reja, fillimisht nga një postim i Skerdit me këngëtaren në një studio të përbashkët na bëri të dyshojmë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Pak ditë më parë, Era gjithashtu paralajmëroi rikthimin e saj me një post ku shkruante:

Djalli punon shumë por Era Istrefi edhe më shumë

Ndërkohë kujtojmë se, së fundmi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta. Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.