Showbiz

Era Rusi: “Artistët shqiptarë meritojnë më shumë mbështetje në Eurovizion”

Këngëtarja shqiptare Era Rusi ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ku ka shpjeguar përse ka gati 10 vite që nuk merr pjesë në festivalin e fundvitit.

Ajo mendon se ka shumë gjëra që duhen ndryshuar në këtë festival dhe se kur artistët shqiptarë dalin në skenën e madhe të Eurovizion-it ata nuk marrin mbështetjen e duhur.

Era shtoi se duhet më tepër solidaritet dhe suport për artistët shqiptarë që ngjiten në skenën e festivalit Europian dhe që na bëjnë krenarë.

“Unë e kam përfaqësuar Shqipërinë dy herë në festivalin e fëmijëve. Mendoj që artistët tanë meritojnë më shumë kur shkojnë në Eurovizion. Meritojnë më shumë mbështetje, duhet më shumë punë që të dalin sa më mirë dhe të mos dalin vetëm”, përfundoi ajo.