Bota

Erdoğan godet djalin e vogël, preu para kohe shiritin!

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan teksa godet një fëmijë në kokë. Mediat e huaja shkruajnë se Erdoğan ishte për inagurimin e një ure në qytetin e Rizës, ndërsa shiritin që duhet ta priste presidenti po e mbanin disa fëmijë.

Siç shihet në pamjet e ceremonisë, njëri prej atyre që mbanin shiritin e preu atë para Erdoğanit. Ky veprim naiv i fëmijës mesa duket e mërziti presidentin turk që nuk ngurron ta godasë në kokë, për t’i tërhequr vëmendjen. Raportohet se i mituri është më i vogël se 10 vjeç. Në lidhje me gjestin pati reagime të forta.