Bota

Erdogan paralajmëron Greqinë: Të shohë hallin e vet, nuk duam takime!

Presidenti turk Erdogan ka bërë deklarata të forta në lidhje me krizën e Turqisë dhe Greqisë, në një kohë të tensionuar mes dy shteteve, ku flitet herë pas here edhe për ndonjë konflikt të armatosur për shkak të ishujve.

“Unë i kam shprehur edhe më herët qëndrimet e mia në lidhje me atë që po ndodh me Greqinë. U kemi thënë që nuk ka më takime me ta për aq kohë sa përballë nuk do të kemi politikanë të ndershëm dhe që mbajnë fjalën. Po ashtu u kemi thënë se nuk do të zhvillohen më mbledhje të nivelit të lartë këshillit strategjik. Takimi i planifikuar këtë vit nuk do të zhvillohet. Ky është një mesazh i qartë. Nga sot e tutje, Greqia të shohë hallin e vet dhe të kujdeset vetë për hallet e saj”, tha Erdogan.

Ndërkaq  më herët tha se nuk e njihte më Mitsotakisin dhe nuk komunikonte më me të, Erdogani tha sot se edhe qeveria e tij do të ndërpresë raportet me Greqinë.

Mediat greke raportojnë duke iu Grekët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes se janë duke u përgatitur për një skenar si ai i krizës në ishullin Imia në vitin 1996 që çoi vendet në prag të luftës.

Ushtria greke është duke u bërë gati për një pushtim të një ose disa ishujve nga forcat turke pas retorikës së ashpër nga Erdogan dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, të cilët kanë vënë në dyshim sovranitetin territorial të Greqisë mbi ishujt në fjalë, raporton ‘Prtothema’.

Prej vitesh Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve grekë përballë tokës turke duke iu referuar Traktatit të Lozanës, i cili parashikonte se asnjë ushtar apo teknikë ushtarake nuk duhej të gjendej në këto ishuj. Me këtë kusht, ishujt kaluan nën sovranitetin e Greqisë.