Dilema Sociale Sociale

Braçe i irrituar: Kur nuk zbatojnë masat anti-COVID të parët e shtetit, çfarë do presësh nga populli!

Periudha e pandemisë është kthyer në një luftë për mbijetesë mes rregullave dhe ligjeve që siç duket nuk zbatohen ashtu siç duhet. Por pse ndodh kjo?! Njerëzit druheshin më tepër kur koronavirusi kishte pushtuar Italinë, sesa tani që po e përjetojmë vetë dhe çdo ditë e më shumë shtohen rastet e prekura me COVID-19.

Për të folur për këtë ishte i ftuar zëvëndës Kryeministri Erion Braçe, në programin “Dilema Sociale”, në Top Albania Radio.

Sa i përket shembullit që duhet të kemi për të qenë më të mbrojtur, Braçe mendon se këtë duhet ta gjejmë tek qeveria sepse nëse nuk e zbaton vetë qeveria, populli do ta vuajë edhe më shumë.

Në qoftë se nuk e bën i pari i këtij shteti, patjetër që do të vijojë. Në qoftë se i pari i këtij vendi shkon në një fshat, apo shkon hyn nëpër shtëpija pa maskë, pa mbajtur asnjë lloj distance, mbi të gjitha shkon në ceremoni mortore, të cilat neve po jua mohojmë qytetarëve tanë. Unë për shembull në Divjakë nuk po lë të zhvillohet asnjë ceremoni mortore me më shumë sesa 10 veta që janë rrethi i vogël familjar. Sepse për shkak të dy cermonive mortore të ndodhura në janar ne po vuajme atë numër masiv sot që flasim të të sëmurëve në Divjakë.

Pra kur i pari i shetit e bën këtë, edhe kur nuk e bën publikisht, por duke hyrë në një komunitet të vogël atje, natyrisht që komuniteti shikon dhe merr shembullin më negativ për të mos u mbrojtur neser dhe pasneser.

Vatrat kryesore të koronavirusit që kemi sot janë vatra familjare.

Kur kjo nuk ndodh në rangun e lartë të shtetit padiskutim që mesazhi që përcillet poshtë është krejtësisht negativ, prandaj unë shpeshherë jam shumë i irrituar.

Erion Braçe mendon se ne duhet të reagojmë si qytetarë, jo si pushtetarë, nuk është turp të mos puthemi, as për atë vetë që mban dy maska sepse kemi familje që duhet të ruhemi nga i pari dhe të gjithë me rradhë.