Celebrities Gossip Showbiz

Erjona Rusi zbulon emrin e të famshmes shumë të njohur shqiptare me të cilën ka realizuar intervistën më të dobët!

Erjona Rusi, përveçse prezantuese është dhe një aktiviste e të drejtave të grave. Ajo njihet për deklaratat e saj pa filtra, shpeshherë ‘thumbuese’ dhe nuk kishte si në një intervistë të dhënë së fundmi të mos jepte disa përgjigje të drejtpërdrejta.

E pyetur për eksperiencën e saj si prezantuese, se cila nga intervistat ka qenë më e mira dhe një që nuk do të bënte asnjëherë, ajo pa ngurrim ka dhënë dy emra.

E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme. Për intervistën që nuk do të bëja kurrë nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.

Megjithatë, Erjona nuk na tregoi vetëm kaq. Prezantuesja zbuloi dhe intervistën më të dobët që ka bërë ndonjëherë dhe tha pikërisht emrin e Jasmin Kadriu, ish- konkurrentes së “Për’Puthen”.

Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.

Erjona nuk dha ndonjë shpjegim të mëtejshëm se përse e cilësoi atë intervistë si më të dobtën, megjithatë nga Jasmina nuk ka ende asnjë reagim.

Së fundmi, ish- konkurrentja e ‘Për’Puthen” pas ndarjes nga Andi me të cilin doli si çift nga emisioni, ka nisur një tjetër lidhje po me një ish- konkurrent nga programi. Bëhet fjalë pikërisht për Alesandro Mehmetin, me të cilin gjërat duken tepër serioze pasi së fundmi kanë shkuar bashkë me pushime në Turqi dhe nuk ngurrojnë të dalin me njëri-tjetrin në rrjete sociale.