Celebrities Gossip Showbiz

“Është aq xheloz sa ma mori shpirtin”, Klea Huta rrëfehet si rrallëherë për lidhjen me Elgitin!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Mirëpo, edhe pse shpërndan momente me ndjekësit nga jeta e saj private, Klea tregohet shumë diskrete dhe nuk flet shpesh për gjëra personale duke u treguar shumë diskrete. E duket se së fundmi, prezantuesja ka vendosur të tregojë pak më shumë nga lidhja e saj me kantautorin e njohur Elgit Doda.

E ftuar së fundmi në një intervistë, Klea ka zbuluar se Elgiti qenka shumë xheloz edhe pse Klea tregoi se ajo nuk i jep asnjëherë shkas.

Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, si jap asnjë shkas

Gjatë emisionit, Klea mori një surprizë shumë të bukur nga partneri i saj, një kuti me lule, por më e bukura ishte letra që ai kishte shkruar për të dhe që ishte me të vërtetë shumë emocionuese.

E dashur Klea, tek sytë e tu gjeta pjesën e fundit që do të plotësonte pazëllin e jetës sime, gjeta arsyen për të marrë emërtimin burrë, gjeta planetin e fundit që do të plotësonte planetin tim. Ti e di dashurinë time për ty dhe Krid. Ti e di çfarë do të isha në gjendje të bëja që ju të dy të ishit më të lumturit në botë. Tani që po të shkruaj po më bin ndërmend të gjjtha premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrit, ëndrrat që kemi për të ardhmen dhe fokusin që kemi për t’i bërë ato realitet. Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës.

Pak kohë më parë, nëpërmjet një ‘ask-u’ në Instastory i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj ta pyesin rreth çdo gjëje. Një pyetje e ka irritur shumë artisten teksa dikush i shkruante se kur do bëjë një vajzë pasi djali është i rritur tanimë. Klea nuk e mori me aspak sportivitet këtë pyetje dhe zgjodhi t’i përgjigjet në këtë formë ndjekësit:

Në ask mbizotëron kjo pyetje. Se kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë. Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vendet e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët), që ndoshta dikë mund ta lëndojë shumë sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë por të shijojë atë që ka ose thjesht nuk do.