Bota

Familja e Kobe Bryant mbyll njëherë e mirë çështjen e aksidentit?!

Së fundmi është bërë e ditur se familja e Kobe Bryant dhe ajo e viktimave të rrëzimit të helikopterit në kodrat e Calabasas në janar të vitit 2020, ku humbën jetën ylli i basketbollit NBA-së, vajza e tij 13-vjeçe Gianna dhe 7 persona të tjerë, kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund procedurave ligjore kundër pilotit dhe kompanisë së avionit, siç raportohet nga media amerikane.

Gjykata ende nuk e ka vlerësuar këtë marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura. Disa muaj më parë, një raport nga Autoriteti i Sigurisë së Transportit (NTSB) ia atribuoi aksidentin gabimit të pilotit, duke fajësuar gjithashtu kompaninë për shkeljet e politikës së sigurisë.

“Island Express Helicopters”, të cilët vetë kishin paditur dy kontrollorë të trafikut ajror, kishin mohuar çdo përgjegjësi. Familjarët e viktimave, përfshirë Vanessa Bryant, e veja e yllit të Los Angeles Lakers, kishin paditur përfituesit e pilotit Ara Zobayan, i cili vdiq në aksident dhe kompaninë që zotëron helikopterin, “Island Express Helicopters”.

Rikujtojmë, se Vanessa Bryant, e veja e basketbollistit të NBA-së së fundmi ka akuzuar kompaninë “Nike” për shitjen e atleteve për nder të vajzës së saj të ndjerë Gianna. Përmes një postimi në Instagrami, bashkëshortja e Kobe ka treguar se atletet nuk janë aprovuar për prodhim apo shitje dhe kontrata mes saj dhe kompanisë ka skaduar.