Celebrities Gossip Showbiz

Fansat të shqetësuar pas videos së publikuar në TikTok të North West!

North West ka shqetësuar fansat pasi u pa në një video në TikTok duke përdorur grim me efekte speciale për t’u dukur si babai i saj Kanye, pavarësisht kundërshtimit të reperit që vajza e tij të ishte pjesë e kësaj platforme të mediave sociale. Javën e kaluar, North pretendoi të ishte babai i saj, me qime të rreme në fytyrë dhe me një kapuç në kokë. Ditët e fundit ajo është veshur përsëri si ai, por këtë rradhë me shoqjen e saj të ngushtë të veshur si Kim Kardashian.

Tek videoja është bashkëngjitur kënga e Kanye-s e vitit 2007, “Can’t Tell Me Nothing”, por javën e kaluar kënga në sfond, me të cilën North sinkronizoi buzët me mamin Kim, ishte “Bound 2”. Fansat kanë dashur të rikujtojnë videoklipin e kësaj kënge ku çifti ka qenë pjesë. Ata kanë qenë të ulur në një motoçikletë, por Kim në atë video muzikore ka qenë e shfaqur nudo, gjë që fansat e kanë konsideruar të papërshtatshme që North ta përdorte.

Ndjekësit në TikTok pranuan se ndiheshin në mëdyshje për zgjedhjen e këngës dhe aspak qesharake si veprim, duke qenë se Kim është shprehur se i monitoron në maksimum rrjetin social të vajzës së saj dhe e mbron atë nga çdo informacion i papërshtatshëm. Komentuesit janë shprehur:

Është shqetësuese dhe më bën të mendoj negativisht për Kim, pasi është një gjë që mendoja se nuk do të ishte e mundur. 

Videot u publikuan pasi Kanye tha se nuk dëshiron që asnjë nga katër fëmijët e tij të ketë llogari në TikTok pa lejen e tij. Reperi e bëri komentin gjatë një interviste me Jason Lee për një episod të “Hollywood Unlocked” vitin e kaluar. Duke folur për një incident të supozuar në shtëpinë e Kim-it, ai tha:

Unë i thashë Kim se kam nevojë që të shkosh dhe të thuash këto dy gjëra: që çdo gjë të jetë mes meje dhe fëmijëve të mi dhe fëmijët e mi nuk do të jenë në TikTok pa lejen time.