Celebrities Gossip Showbiz

“Femër e urryer”, ja si kundërpërgjigjet Sara Hoxha ndaj ofendimit të ndjekëses

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Mirëpo, jo çdo ndjekës në rrjete sociale është pozitiv, pasi ka nga ata që jo gjithmonë kanë diçka të mirë për të thënë. Pak më parë, bukuroshja realizoi një ‘Ask’ me ndjekësit e saj dhe në mesazhet e shumta, një prej tyre mbarte një mllef shumë të madh. “Femër e urryer”, komentoi dikush, por si ju përgjigj Sara?

O jeta po ça faji kam unë e shkreta 

Sara së fundmi ka vendosur që famën e saj përveçse me reklama, ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.

Sara Hoxha ka zbuluar me anë të Instastory-ve disa detaje më tepër rreth këtij bashkëpunimi dhe nisme të re biznesi.

Kemi filluar punën që në maj në fakt për një gjë shumë të ngrohtë dhe që për mua është “must have”. Do të zbuloni më shumë në muajt në vazhdim por finalja është në muajin tim të preferuar.