Celebrities Gossip

Fëmijët mbretërorë rikthehen në shkollë! Ja disa nga shqetësimet e tyre…

Pas një pushimi të gjatë dhe padyshim plot argëtim të Krishtlindjeve, Princi George dhe Princesha Charlotte do të kthehen në shkollë sot. Dyshja ndjek shkollën private “Thomas’s School” në Battersea, në Londrën e Jugut, dhe sot shënon fillimin. George, fëmija më i madh i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit dhe i treti në radhën e fronit, tani është në klasën e katërt pasi ka filluar shkollën në vitin 2017.

E ndërsa duket se princi i ri i shijon mësimet e tij, mesa duket ka pasur një aktivitet shkollor në të cilin ai ka marrë pjesë dhe që e ka lënë të hutuar dhe të mërzitur. Babai i tij Princi William zbuloi se aktiviteti ishte kryerja e seancave të mbledhjes së mbeturinave, gjë që e la djalin e tij të frustruar për gjendjen e planetit. Duke folur për një podcast të BBC-së vitin e kaluar, William zbuloi:

George në shkollë kohët e fundit ka bërë mbledhjen e mbeturinave dhe unë nuk e kuptova, por duke folur me të një ditë tjetër ai tashmë po tregonte se po bëhej pak konfuz dhe pak i bezdisur nga fakti që dolën për të mbledhur mbeturina një ditë dhe më pas të nesërmen bënë të njëjtën rrugë, të njëjtën kohë dhe pothuajse të njëjtin vend përsëri. Unë mendoj se ai po përpiqej të kuptonte se si dhe nga erdhi e gjitha. Ai nuk mund ta kuptonte, ai tha, “ne e pastruam këtë. Pse nuk iku?”

Kujtojmë, se William ka qenë shumë në zë në 12 muajt e fundit për ndryshimin e valës ndaj ndryshimeve klimatike dhe problemeve mjedisore. Ai dhe Kate Middleton kanë qenë jo pak herë pjesë e veprimtarive pro mjedisit.