Art & Kulturë Botë e Çuditshme

Fenomen në rrjetet sociale, korbi i zi që pikturon me sqepin e tij!

Një korb i zi është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale për shkak të pikturave mahnitëse që ka krijuar me sqepin e tij për vite me radhë. Shpendi i quajtur Odin është 11-vjeç dhe përdor një sërë ngjyrash të ndezura, të sigurta për kafshët, për të bërë veprat e mahnitshme abstrakte, që shumë i krahasojnë me ato të piktorit të njohur amerikan Pollock, tablotë e të cilit vlejnë miliona.

Punëtorët e Parkut të Ruajtjes së Kafshëve të Egra “Tropical Butterfly House” në Sheffield, tregojnë se i dhuruan korbit një kavalet 8 vite më parë dhe që nga ajo kohë, Odin ka krijuar qindra tablo që mund të blihen nga adhuruesit e artit.

Rojtari Milly Fox shpjegon se zogut karizmatik i pëlqente t’i jepte kanavacës një spërkatje të mirë dhe kishte një qasje “agresive” për të prodhuar pikturat unike.