Showbiz

Festa e çmendur e beqarisë së Hailey Bieber

Pas thuajse një viti aludimesh në media rreth një krize mes tyre, Justin dhe Hailey Bieber më në fund kanë vendosur të bëjnë dasmë për t’ju vërtetuar të kundërtën të gjithëve.

Mbrëmjen e kaluar modelja e famshme ka mbajtur festën e saj të beqarisë ku të ftuara ishin mikeshat e saj më të ngushta ku përfshihet edhe Kendall Jenner.

Vajzat kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit duke shkuar sa tek një klub në tjetrin dhe duke u dehur pa fund. Në median online po qarkullon një foto e festës së çmendur të Hailey ku kjo e fundit është zbukuruar si një nuse pa harruar vellon.