Celebrities Gossip Showbiz

Fifi sapo na zbuloi se kur do të publikojë bashkëpunimin me Gent Fatalin!

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.

Së fundmi, bukuroshja po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor. Ajo disa ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri në bashkëpunim me artistin Gent Fatali, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell. Disa orë më parë, teksa mikesha e saj Argjira ka publikuar një video ku shfaqej duke kënduar një pjesë nga kënga, ku ishte siguruar t’ja hiqte zërin, Fifi e ka ripostuar duke na lajmëruar se ndjekësit e saj kanë mundësi ta dëgjojnë ditën e nesërme.

Këngën që del nesër me mister Gent Fatali 

Fifi tashmë është duke përjetuar një lidhje shumë romantike dhe të bukur me partnerin e saj Adis Patushi. Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale.

Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares. Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar nga fansat se Fifi është në pritje të ëmbël. Megjithatë, së fundmi artistja i ka dhënë fund këtyre fjalëve.