Celebrities Film & Tv

Fillojnë xhirimet për sezonin e pestë të serialit të njohur!

Kasti i serialit të njohur ‘The Crown’ është kthyer përsëri në Costa del Sol, për të filluar në Marbella, xhirimet e tyre për sezonin e pestë të serialit. Regjisori Philip Martin është fotografuar në jug të Spanjës teksa ishte në xhirime. Imazhet e tjera pasqyrojnë edhe foton e një makine të markës Mercedes, të cilësisë së mirë që tërhoqi shumë vëmendje.

Një moment tjetër nga xhirimet dha një imazh të qartë të një jahti luksoz. Dy seritë e fundit të ‘The Crown’ do të përfshijnë Familjen Mbretërore nga viti 1990 deri në vitin 2003. I gjithë ekipi do të mundohet të tregojë dhe të paraqesë historinë ku u ndal në sezonin e katërt. Kujtojmë se ky udhëtim i tyre për në Costa del Sol nuk është i pari.

Në sezoni e tretë, Torremolinos Palacio de Ferias u shndërrua në një aeroport të viteve 1960. Një vizitë mbretërore e Charles dhe Diana u rikrijua gjithashtu në Malaga për sezonin e katërt. Ekipi përdori çatinë e hotelit AC Malaga Palacio për të filmuar skenat e një turme që mirëpriste çiftin në Brisbane në Australi.

Nga ana tjetër, Gillian Anderson, e cila mori rolin e Margaret Thatcher, filmoi skena në Hotel Gran Miramar. Ndërkohë që Josh O’Connor dhe Emma Corrin në rolin e Princit Charles dhe Diana në serinë e mëparshme, shfaqen edhe në skena të xhiruara në kopshtet e Concepción, ku dukej sikur mbretërit të ngisnin nëpër Adelaide në Australi me një makinë.

Aktorja australiane Elizabeth Debicki, tashmë është shpallur si zëvendësuese e yllit britanik Emma si Diana në sezonin e pestë të dramës së gjigandit ‘Netflix’. Imelda Staunton do të zëvendësojë Olivia Colman si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Charles tani do të luhet nga Dominic West.