Celebrities Sport

Fillon gjyqi, ja imazhet e para të ish yllit të Barcelonës dhe Brazilit…

Gjykata e Barcelonës ka përjashtuar që seanca gjyqësore kundër futbollistit Dani Alves për përdhunimin e dyshuar të një të reje në klubin e natës Sutton, të mbahet me dyer të mbyllura, me përjashtim të deklaratës së viktimës së dyshuar, Sapo ka nisur ndërkohë gjyqi i Dani Alves, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë natën e 30 deri më 31 dhjetor 2022 në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Braziliani, i cili ndodhet në paraburgim që nga 20 janari i vitit të kaluar, tashmë është ulur në bankën e të akuzuarve i shoqëruar nga një oficer policie.

Në këtë gjyq që do të zgjasë deri të mërkurën, Alves, i cili ka ndryshuar disa herë  versionin e ngjarjeve, nuk e ka të lehtë. Prokuroria kërkon deri në 9 vite burg për të, përveç 150 mijë euro dëmshpërblim për denoncuesen dhe 10 vite lirim me mbikëqyrje. Nga ana tjetër, prokuroria private shkon më tej dhe kërkon dënimin maksimal për veprën e akuzuar: 12 vite burg! Në këtë ditë të parë, do të dëshmojnë  ankuesja, kushëriri i saj dhe shoqja (të cilët kanë qenë bashkë në lokalin e natës së lartpërmendur natën e ngjarjeve të supozuara), si dy nga kamarierët. Pritet që të dëshmojë edhe vetë Alves, megjithëse ai mund të vendosë gjatë pyetjeve paraprake të dëshmojë në fund të gjyqit (dhe, për rrjedhojë, të mërkurën).