Gossip Live From Tirana

Fjodora Fjora zbulon ‘fake news’ më të pabesueshëm që është shkruar për djalin e saj

Gazetarja dhe moderatorja e mirënjohur Fjodora Fjora ju bashkua Ksenjës dhe Gentës “Live From Tirana” për të diskutuar mbi fenomenin e ‘fake news’ që ka pushtuar median online. Nisur nga lajmi i rremë se Anxhela Peristeri është fituesja e festivalit të RTSH-së, atyre që lidhen me vaksinën e COVID-19 apo kthimin e vendit në izolim total, Fjodora u shpreh se këto lajme i kanë hequr vlerën medias. Ajo mendon se lajmet e rreme që janë shkruar së fundmi rreth izolimit, kthimit në karantinë dhe mbylljes së vendit si pasojë e pandemisë, e kanë trembur shumë. Kjo pasi sipas saj, kthimi i karantinës do të kishte pasoja të mëdha për vendin tonë në çdo aspekt.

Fjodora zbuloi gjithashtu se edhe ajo vetë ka qenë pre e ‘fake news’ madje i një shkrimi që lidhej drejtpërdrejt me jetën e saj private, konkretisht me të birin, Teon e vogël. Një tabloid kishte shkruar se Fjodora ka gënjyer për birësimin e djalit duke theksuar ajo e kishte lindur vetë dhe kishte fshehur shtatzëninë për vëmendje mediatike.

“Thanë që unë kisha qenë shtatzënë dhe që nuk e kam birësuar tim bir por që e kam lindur vetë. Ishte kaq e rëndë dhe e çuditshme si lajm, i pabesueshëm. As që u mundova të gjej burimin por e injorova totalisht pasi më preku shumë.” -tha Fjodora duke ndarë me ne historinë prekëse.

Gazetarja shtoi se miqtë dhe familjarët e saj u revoltuan shumë dhe u munduan t’i shkojnë kësaj çështjeje deri në fund. Sipas Fjodorës, portalet dhe media online në tërësi mbahen gjallë me ‘fake news’, për ta është një luftë e madhe për mbijetesë.