Showbiz

Fjorentina e “Big Brother”, konkurente në “Grande Fratello”?!

Fjorentina Halili ka qenë një ndër konkurentet më të forta të “Big Brother Albania 9” dhe lidhja e saj me Olsin është një ndër më të komentuarat në botën e showbiz-it.

Pas ndarjes me partnerin e saj ajo është bërë kryefjala e lajmeve online ndërkohë, tashmë që çdo gjë ka përfunduar, Fjorentina është gati për ndryshime të mëdha në jetën e saj.

Pak orë më parë në historinë e Instagram-it ajo ka publikuar reklamën për fillimin e audicioneve të “Grande Fratello” në Itali dhe fjalët e saj kanë ngritur edhe një herë spekulime.

“Do të shkoj dhe unë për të dytën herë, por këtë radhë në Itali”– ka shkruaj ajo duke lënë të nënkuptohet që mund të bëhet sërish pjesë e këtij formati.