Sport

Formula 1, sot për Çmimin e Madh të Kanadasë!

Kanadaja do të presë garën e 9-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formulës 1. Gara do të mbahet mbi 70 xhiro në pistën Gilles Villeneuve prej 4.361 metrash në qytetin Montreal të Kanadasë. Xhirot e renditjes së Kanada Grand Prix do të realizohen sot në orën 22:00 ndërsa gara do të fillojë nesër në orën 21:00. Deri më tani, Max Verstappen nga ekipi Red Bull ka fituar 5 gara, piloti Charles Leclerc nga ekipi Ferrari dy gara dhe Sergio Perez (Red Bull) një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 150 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 129
3. Charles Leclerc (Monako): 116
4. George Russell (Britani e Madhe): 99
5. Carlos Sainz (Spanjë): 83

Ekipet

1. Red Bull: 279
2. Ferrari: 199
3. Mercedes: 161
4. McLaren: 65
5. Alpine Renault: 47