Bota Botë e Çuditshme

Fotografohet fenomeni i rrallë natyror në Bavari!

Një foto mahnitëse nga Bavaria me borë është publikuar nga fotografi gjerman Bastian Werner. Në Allgäu, një rajon në Suabia në Gjermaninë jugore, një Kishë e vogël është e rrethuar nga mjegulla akulli. Ky fenomen i rrallë quhet ‘aureolë akulli’. Fotografi gjerman në mbishkrimin e publikimit të tij shkruan se nuk e priste kurrë të shihte një pamje të tillë pasi është një fenomen shumë i rrallë.

Madje, ai shprehet se kishte rreth 10 vjet që e kërkonte këtë fenomen, por nuk e kishte hasur asnjëherë. Tani, ai ndihet shumë me fat që më në fund ia doli. Imazhi po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe është shpërndarë edhe nga NASA.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bastian Werner (@bastianw.de)