Sport

FUTBOLL“Air Albania” e lirë vetëm më 19 maj, finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Poloni!

Finalja e Kupës së Greqisë do të zhvillohet në Poloni, konkretisht në stadiumin e Zaglebie Lubin. Sipas raportimeve të medieve polake finalja mes PAOK dhe AEK do të zhvillohet në Poloni.

Kjo ndeshje raportohet se do të luhet më 24 maj, datën e kërkuar nga Federata Greke e Futbollit.

Komiteti i Emergjencës i Federatës Greke të Futbollit, gjatë mbledhjes së kësaj të marte vendosi të autorizojë presidentin Panagiotis Baltakos për t’u konsultuar me dy finalistët e Kupës së Greqisë për përcaktimin e vendit për ndeshjen.

Përzgjedhja përfundimtare do të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të premten më 12 maj.

Në fillim Federata Greke i bëri kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit për ta zhvilluar finalen në “Air Albania”, megjithatë stadiumi kryesor në vendin tonë ishte i disponueshëm për të pritur këtë takim në datë 19 maj dhe jo më 24 siç kërkohej nga vendi fqinj.