Celebrities Sport

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, bëhet baba për herë të dytë!

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka u bë baba për herë të dytë. Lajmin na e dha vetë Xhaka përmes një postimi në Instagram ku dukej vogëlushja në krahët e nënës. Në mbishkrim, Xhaka na bën me dije për emrin e të sapolindurës që është pikërisht Maleya.

Kujtojmë se futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka pak kohë më parë ka lajmëruar se do të bëhet sërish baba. Xhaka e ndau lajmin me ndjekësit në rrjetin e tij social Instagram, duke publikuar foto me bashkëshorten, Arbnora dhe djalin e tyre 2-vjeçar, Klevis. Ndërkohë në dixhiturën e fotos familjare, Xhaka shkruan:

Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha juaj, vëmendja juaj, dashuria juaj dhe një mrekulli e re.

Ndërkohë, Taulant Xhaka në qershor të vitit 2019, në profilin e tij të Instagramit publikoi një foto të ëmbël ku i ulur në gjunjë po i bënte të dashurës së tij propozimin tradicional për martesë. Dyshja të cilët kanë vite që janë në një lidhje, në janar të vitit 2018 shpallën publikishit fejesën e tyre.

Çifti e kurorëzuan dashurinë me martesë në janar të vitit 2020 dhe dy muaj më vonë mirëpritën fëmijën tyre të parë. Lajmin e dha vetë futbollisti asokohe me anë të një postimi në Instagram duke shkruar:

Mirësevjen në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht.