Showbiz

Gisele Bündchen rrëfen problemet me alkoolin gjatë lidhjes me Leonardo DiCaprio

Ajo është një ndër modelet më të famshme në industrinë e modës dhe një ndër të vetmet e cila nuk e ka aspak problem të flasë hapur për lidhjet e saj jofunksionale.

Gisele Bündchen në një intervistë ekskluzive për revistën “PORTER” ka folur hapur për problemet e saj me alkoolin gjatë kohës kur ishte në prag të ndarjes me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio.

Ata kanë qenë në një lidhje që nga viti ’00 deri në vitin 2005 por për modelen nuk ka qenë aspak burim dashurie, përkundrazi ajo e ka konsideruar këtë marrëdhënie si toksike.

“Nuk isha e lumtur por nuk ja thoja askujt. Isha e humbur në një vorbull alkoolizmi dhe cigaresh për të hutuar veten nga problemet e lidhjes sime” ,-tha ajo.