Aktualitet

Gjendet një 81-vjeçare e mbytur në liqenin e Pogradecit/Familjarët: Vuante nga skleroza!

Një grua e moshuar, sot u gjet e pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, në lagjen nr.3 të qytetit juglindor dhe paraprakisht mësohet se viktima ishte 81-vjeçe e vuante nga probleme të sklerozës. Ishin kalimtarë të rastit që e pikasën e njoftuan policinë. Grupi hetimor po punon për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat. Familjarët e saj treguan për sëmundjen nga e cila vuante dhe raportohet se paraprakisht, në trupin e të moshuarës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Pogradecit thuhet:

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur shtetasja B. A., 81 vjeçe, banuese në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas të dhënave të para dhe deklarimeve të marra familjarëve të saj, rezulton se 81-vjeçarja, vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.