Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Gjeni dikë në jetë si Angelina Jolie që duket bukur me të gjitha modelet e flokëve!

Modelet tona të flokëve ndikojnë shumë në pamjen tonë dhe Angelina Jolie e dëshmon pikërisht këtë gjë. Edhe pse tani ajo i qëndron më së shumti një modeli flokësh, me kalimin e viteve ajo ka pasur disa ndryshime që lanë gjurmë në karrierën e saj. Ne vendosëm të bëjmë një ‘udhëtim’ duke kujtuar bashkë me ju modelet e saj më ikonike të flokëve. Shfletoni kolazhin e fotove.

Nëse nuk e besoni, Angelina Jolie ka shumë filma të saj që nuk i ka parë asnjëherë dhe këtë gjë e ka pohuar vetë ajo. Teksa bisedonte në “Smallzy’s Celebrity Small Talk”, ylli i “Eternals” pranoi se nuk e ka parë shumicën e filmave të saj, pasi nuk i pëlqen ta shikojë veten në ekran.

Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces. Zakonisht kur e shoh zhgënjehem pasi mendoj se do të ishte diçka tjetër. Unë jam një kritike e tmerrshme.

Ndërkaq, rikujtojmë se pak kohë më parë Jolie foli më konkretisht dhe më hapur në lidhje me pjesën e saj të prindërimit. 46-vjeçarja ka pranuar se se ajo rregullisht vinte në dyshim vendimet e saj për prindërimin si nënë beqare që nga ndarja e saj nga ish-burri Brad Pitt në muajin shtator të 2016. Ylli i ‘Maleficent’ është shprehur se:

Unë nuk jam një prind i përsosur në asnjë mënyrë. Çdo ditë ndihem sikur jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk bëj siç duhet. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh ndihem: “A po bëj gjënë e duhur? A thashë gjënë e duhur?’ Pavarësisht se herë pas here dyshoja në vetvete, mirësjellja e fëmijëve të mi ka qenë shumë shëruese për mua.