Bota

Gjermania, vendim polemizues për imunizimin!

Për më shumë se një gjysmë viti, testet kundër koronavirusit në Gjermani kanë qenë falas por nga sot, shumica e qytetarëve gjermanë duhet të paguajë vetë për imunizimin kundër COVID-19.

Testet do të vazhdojnë të jenë falas vetëm për kategori të caktuara: fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.

Bashkitë gjermane e përshëndetën vendimin. “Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

Muajin e kaluar, ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn deklaroi se pritshmëritë janë që deri në pranverë, në Gjermani të arrihet imuniteti i tufës, dhe në këtë mënyrë, pandemia të përfundojë.

Nëse nuk del asnjë variant i ri virusi kundër të cilit nuk të mbron vaksinimi, gjë që ka shumë pak gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer sëmundjen e do të rikthehemi në normalitet,” qe shprehur politikani i CDU-së.