Sport

Gjithçka gati, publikohen formacionet zyrtare të derbit Partizani-Tirana!

Java e 15-të e Kategorisë Superiore mbyllet sot me derbin e kryeqytetit, një sfidë e ndezur që padyshim i bën një mbyllje shumë të bukur futbollit në vendin tonë për vitin 2021.

Një duel i ethshëm, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitore për objektiavt e ndryshëm që kanë në renditje. Partizanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shanset që ka për titullin, ndërsa një fitore e Tiranës i jep një shtysë më shumë drejt titullit kampion ku është favorite kryesore.

Formacionet zyrtare:
Partizani (3-5-2): Teqja; A. Marku, Belica, Sota, Shehi, Musta; Rrapaj, H. Marku, Mala; Cara, Stenio Junior
Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Pwrgjoni; Toli, Totre; Limaj, Seferi, Xhixha; Ngo’o