Auto & Moto

Gjithçka që duhet të dini rreth makinës së re elektrike, Ford Puma!

Makina elektrike e ardhshme e Ford, Puma, do të arrijë në vitin 2024 si modeli më i ri i kompanisë, duke pasuar largimin nga linja e prodhimit të Fiesta nga viti 2023. Puma e pastër elektrike është pjesë e planit të elektrifikimit “Model e” të Ford, i cili gjithashtu përfshinë edhe dy makina më të mëdha elektrike SUV dhe 4 furgona të ri elektrik. Auto Express bisedoi me Tim Slatter, kryetarin e Ford UK, i cili tha:

Puma EV do të bazohet në suksesin e modelit aktual të Puma-s dhe do të vazhdojë të ketë motivet dhe atributet e asaj makine.

Slatter gjithashtu deklaroi se Puma EV do të ketë të integruar një platformë të dedikuar elektrike, duke ndarë themelet bashkë me Ford Transit Courier elektrik, duke mbajtur platformën Global-B të Puma-s me motor me naftë. Puma elektrike do të ndërtohet së bashku me makinat elektrike komerciale në ardhje të Ford në fabrikën e Ford në Craiova të Rumanisë.

SUV-të e tjerë të rinj elektrikë të markës, një model i mesëm dhe një crossover më sportiv do të prodhohen në fabrikën e Ford-it në Këln, e cila po shndërrohet në një fabrikë të prodhimit të EV-ve falë një investimi prej 1.75 miliardë eurove. Ndryshe nga Puma, këto makina do të adoptojnë arkitekturën elektrike MEB të Volkswagen si pjesë e një partneriteti teknik midis dy markave.

Nuk ka asnjë informacion për kapacitetin e baterisë për Puma elektrike, por që pritet që të ofrojë një distancë të ngasjes mbi 320 kilometra (200 milje) me një mbushje, duke e lejuar atë të konkurrojë me rivalët e saj si Kia Soul EV dhe Peugeot e-2008. Motori elektrik do të prodhohet në fabrikën e Ford Halewood në Liverpool e cila mori një investim prej 443,562 milionë euro në dhjetor 2022.