Celebrities Gossip

Gordon Ramsey zbulon se për kë e gatuar ushqimin më të mirë! Emri do t’ju shokojë!

Kush nuk e njeh shefin e programit më të ndjekur “Hell’s Kitchen”, Gordon Ramsey?!
Ai është shumë i njohur prej karakterit të tij shumë impulsiv të cilin e shfaqte shpesh gjatë emisionit të gatimit, si dhe shumë kanë krijuar mjaft antipati për të.
Së fundmi, së bashku me disa ekspertë të tjerë të ushqimit, Gino D’Acampo dhe Fred Sirieix, ai është bërë protagonist i një emisioni të quajtur “Gordon, Gino and Fred Go Greek!”. Në këtë program ata udhëtojnë nëpër shtetin e bukur të Greqisë duke eksploruar dhe gjykuar kulinarinë greke.
Gjatë një bisede të kryer mes tyre, Gordon ka zbuluar se ushqimin më të mirë që ka gatuar ndonjëherë e ka bërë për familjen mbretërore, madje princeshë Dianën.

Më kujtohet tekse gatova një herë për Lady Dianën…

Kujtojmë se Ramsey ka gatuar për Dianën rreth viteve ’90 në restorantin “Aubergine” në Chelsea. Ai ka gatuar për të një ushqim me qepë të njoma dhe peshk. Kuzhinieri e ka përshkruar princeshën si njeriun më të drejtë në familjen mbretërore dhe bukurinë e saj e krahasoi me atë të ishujve grek të Santorinit.