Bota

Grabitje alla “La Casa de Papel” në Brazil, aksion, pengje e shpërthime bombash!

Një grabitje hollywoodiane ka ndodhur në Araçatuba të Brazilit. Autorët kanë hyrë në një bankë për të vjedhur ndërkohë gjatë arratisjes kanë marrë 10 pengje me vete dhe i kanë lidhur sipër makinave.

Mbi 20 persona morën pjesë në grabitje teksa nuk u ndalën vetëm me aktin vandal, por bllokuan rrugët, dogjën automjete dhe vendosën pajisje shpërthyese në gjithë qytetin.

Mbi 20 persona morën pjesë në grabitje teksa nuk u ndalën vetëm me aktin vandal, por bllokuan rrugët, dogjën automjete dhe vendosën pajisje shpërthyese në gjithë qytetin.

Vandalizmi nuk mbeti pa pasoja, pasi grabitësit vranë një burrë që po i filmonte. Një grua dhe një autor u ekzekutuan në një përplasje me policinë teksa përpiqeshin të arratiseshin. Deri më tani bilanci është 3 viktima.

Po ashtu një çiklist mbeti i plagosur pasi i shpërtheu një pajisje eksploziv dhe tashmë i duhen prerë të dyja këmbët. Tre banorë të tjerë janë me plagë në trup.

Janë dhe 14 bomba të paçmontuara në qytet dhe banorëve u është kërkuar të mos dalin jashtë ndërsa shkollat janë mbyllur deri të hënën.