Bota Botë e Çuditshme

Gruaja me kancerin më të rrallë në botë!

Një nënë ka treguar se si mjekët besojnë se ajo është personi i vetëm në botë që është diagnostikuar ndonjëherë me kancerin e saj. Alison Varley, nga Ossett në West Yorkshire, tha se mjekët po luftojnë me sëmundjen e saj të paparë kurrë më herët. 42-vjeçarja shprehet se: “Nuk e di nëse do të funksionojë”.

Varley u diagnostikua me një lloj specifik të karcinomës së qelizave të kupave në vitin 2021, pasi kërkoi ndihmë për atë që ajo supozoi se ishte një infeksion në gjoks, duke i krijuar vështirësi në frymëmarrje. Antibiotikët nuk ia dolën të ndihmonin, duke e shtyrë burrin e saj Matthew që ta thërriste një ambulancë.

Skanimet në spital më vonë zbuluan se ajo kishte lëngje në mushkëri dhe një masë në vezore. Karcinomat e qelizave të kupës zhvillohen në apendiks dhe mendohet se godasin vetëm një në çdo milion njerëz. Ato janë më të zakonshme tek njerëzit në të 50-at dhe 60-at e tyre. Varley tha se asaj iu tha se përbërja gjenetike e kancerit të saj është ‘si asnjë rast tjetër në botë”.

Që nga diagnoza e saj në fund të vitit 2021, kanceri është përhapur në rektum dhe në bark. Varley tha:

Mendova se kisha një infeksion në gjoks dhe nuk mund të merrja frymë shumë mirë. Imunoterapia fillimisht reduktoi me sukses madhësinë e tumoreve në barkun e saj dhe në rektum.

Por kjo shkaktoi një reagim negativ duke shkaktuar një rritje të kancerit. Ndërkaq, për shumë arsye pacientët mund të mbajnë të fshehtë shumë gjëra gjatë vizitës tek mjeku dhe kjo nuk është diçka e mirë. Nuk duhet ta mbani të fshehtë, nëse pini duhan, alkool apo që merrni droga të paligjshme. Mjeku nuk mund të diagnostikojë dhe trajtojë me saktësi problemet tuaja shëndetësore nëse i fshihni këto nga ai.

Nuk duhet ta mbani të fshehur nëse keni probleme edhe me urinimin dhe jashtëqitjen. Sipas një eksperti mjekësor, depresioni është një sëmundje serioze dhe shumë pacientë hezitojnë t’i tregojnë mjekut të tyre sepse mendojnë se është e turpshme, ose problemi do të largohet vetë. Kur gjinekologu ju pyet nëse jeni duke kryer ekzaminimet e gjirit çdo muaj, mos gënjeni.