Showbiz

Gwen Stefani dhe Blake Shelton më në fund do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë

Ata janë një prej çifteve më solid të industrisë të cilët fansat i adhurojnë t’i shohin bashkë.

Siç e mësuat edhe nga titulli, bëhet fjalë për çiftin e muzikantëve, Blake Shelton dhe Gwen Stefani. Ata kanë shumë vite të lidhur dhe gjithmonë njerëzit janë kuriozë të dinë se kur do të lidhin kurorë.

Lajmi i mirë është se kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejt. Burime pranë tyre kanë konfirmuar për revistën “Shape”, se ata nuk do të kenë fejesë por do të kalojnë direkt në martesë.

Artistët do të bëjnë një ceremoni të vogël dasme me shumë pak të ftuar e sigurisht pa praninë e medias, madje kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.