Celebrities Film & Tv

Habit aktorja e njohur: “Nuk më pëlqen versioni i ri i “Basic Instinct”!

Aktorja e njohur, Sharon Stone së fundmi ka deklaruar se nuk është e kënaqur me daljen e versionit të ri të restauruar të filmit “Basic Instinct”. “Basic Instinct” kthehet në kinema me një version të ndryshuar. Në kuadër të 30-vjetorit të tij, filmi kult i vitit 1992 realizuar nga Paul Verhoeven dhe me protagonistë Michael Douglas dhe Sharon Stone, është digjitalizuar plotësisht.

Versioni i ri do të jetë së shpejti në sallat e kinemave në Francë, pasi firma franceze ”Studiocanal” u kujdes për restaurimin, pasuar nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA-ja. Filmi do të jepet premierë në Ultra HD, Blu-Ray, DVD në vende të ndryshme europiane dhe në botë.

Filmi e bëri Stone një prej aktoreve më të njohura të Hollywood-it veçanërisht për një nga skenat më të njohura në të cilat, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ajo kryqëzon këmbët. Për sa i përket kësaj skene, aktorja shpjegoi se ishte mashtruar, duke zbuluar pse-në në librin e saj “Bukuria e të jetuarit dy herë”, publikuar në Itali nga ”Rizzoli”.

Së fundmi, 63-vjeçarja vendosi të bëjë publike disa nga pjesët e librit të saj autobiografik që mendohet se do të publikohet së shpejti. Libri titullohet “The Beauty of Living Twice” dhe publikimin e pjesëve e ka bërë të mundur “Vanity Fair USA”.