Celebrities Gossip Showbiz

Hajde mendje hajde! Fero i kërkon ndjekësve të kontribuojnë për shumën marramendëse për albumin e tij më të ri!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.  Kënga e Feros ka afro dy muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

E duket se reperi ka vendosur të vijë me një album që quhet “Goat” por për ta bërë këtë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Fero ka hapur një fondacion në “GoFundMe” ku çdo ndjekës i tij mund të kontribuojë për të plotësuar shumën marramendëse me vlerën 200,000 paund britanik.

Deri më tani, pra 12 orë prej fillimit të grumbullimit të parave Fero ka rreth 700 paund, ku ndër to 10 janë nga partnerja e tij, Arbenita. Epo, gruaja për këto kohë të vështira duhet…

Reperi gjithashtu është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë trupor pasi ka goditur me duar në shpinë, një person të panjohur për publikun me emrin Abaz Abazi,  i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Për këtë vepër penale, Fero sipas ligjit mund të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me reperin.