Showbiz

Hakerat i marrin “Snapchat” publikojnë foto nudo të këngëtares së famshme

Janë rikthyer sërish hakerat të cilët bëjnë çdo gjë për të shtënë në dorë foto nudo të artistëve të njohur.

Këtë herë viktima ka qenë Demi Lovato e cila po të mos ishte për fansat e saj nuk do ta kishte kuptuar kurrë që llogaria e saj në “Snapchat” është vjedhur.

Në profilin e saj ishte postuar një foto nudo që ngjante shumë me këngëtaren ku i kërkohej fansave të saj të bëheshin pjesë e një serveri ku ka edhe më shumë foto të zhveshura të 27-vjeçares.

Me anë të postimeve të shumta në Twitter drejtuar Lovatos, fansat arritën t’i tregonin se llogaria e saj është vjedhur para se të gjitha fotot të bëheshin publike.