Botë e Çuditshme Lifestyle

Hante biftek nga pjata e pronarëve të tij dhe bënte xhiro me Mercedes, së shpejti në shitje fotot e luanit të famshëm!

Fotot e një luani që ka jetuar në një apartament të Londrës do të dalin së shpejti në shitje. Dy australianë, John Rendall dhe Anthony “Ace” Bourke, në vitin 1969 vendosën që të blinin një luan dhe ta rrisnin në shtëpinë e tyre. Ata e merrnin luanin me vete nëpër festa, i bënin xhiro me Mercedes dhe flinte në divan. Në fotot e mëposhtme, luani shihet duke ngrënë biftek nga pjata e pronarëve të tij dhe duke pirë ujë nga tualeti.

Besohet se ‘Rolling Stones’, të cilët bënin prova aty pranë, shkonin shpesh për të vizituar luanin. Kur u rrit, luani u kthye në Kenia. Shumë vite më vonë John dhe Ace e vizituan atë dhe ribashkimi i tyre emocional u kap në një video të parë nga dhjetëra miliona njerëz. Sapo u publikua videoja, doli në dritë historia e mrekullueshme e dy australianëve dhe luanit të tyre.

Pas një takimi me aktorët Virginia McKenna dhe Bill Travers u ra dakord që Christian (luani) do të transportohej në Kenia dhe do të vendosej nën kujdesin e mbrojtësit të luanit, George Adamson. Ai tha se:

Tranzicioni në natyrën e egër në Parkun Kombëtar Kora ishte i suksesshëm me Christian, që peshonte mbi 500 kilogramë.

Christian, u lind më 12 gusht 1969. Kostoja e kujdesit të tij bëri që Rendall dhe Bourke të kuptonin se nuk mund ta mbanin atë në Londër. Christian hante katër vakte në ditë të cilat kushtonin rreth 30£ në javë në atë kohë. Të dy Ace dhe John udhëtuan në kontinent në vitin 1970 për ta kthyer Christian në natyrë, megjithëse ishin jashtëzakonisht të shqetësuar pasi ai ishte një luan i brezit të pestë i edukuar nga kopshti zoologjik.

Ata u kthyen një vit më vonë dhe megjithëse Christian nuk i kishte parë për tre muaj, nxitoi për t’i përshëndetur dhe ata mundën të kalonin 9 ditë me të. Më pas Christian u bashkua me luanët e tjerë dhe ata e panë që ai nuk ishte më i varur nga njerëzit dhe ishte bërë një luan i vërtetë afrikan. Megjithatë, ai po grindej me luanët e tjerë rezidentë në Rezervatin Kora dhe filloi të qëndronte larg zonës për periudha të gjata përpara se të shihej për herë të fundit në 1973 duke shkuar drejt Parkut Kombëtar Meru.