Showbiz

Harron zinxhirin e pantallonave hapur në skenë, ja çfarë bën Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret shqiptare më energjike, çapkëne dhe me sens humori.

Pak orë më parë ajo na ka zbuluar një moment qesharak teksa po këndonte në një klub të Tiranës. Me performancën e saj Aurela po krijonte atmosferë dhe spektakël deri në momentin që një fanse i thotë se ka harruar zinxirin hapur.

E veshur si vëllezërit Blues së bashku me skuadrën e saj, Aurela ka ndaluar dhe pa asnjë stil ka mbërthyer pantallonat e më pas vazhdoi këngën duke qeshur.

I gjithë momenti qesharak është kapur nga kamerat në publik dhe sigurisht që këngëtarja e publikuar edhe në rrjetet e saj sociale. “Bëni ç’bëni por në publik dilni të mbërthyer” ,shkroi ajo ndër të tjera në diçiturën e videos.