Showbiz

Hilary Clinton probleme me gravitetin?!

Duket se kohët e fundit ish Zonja e Parë dhe ish sekretarja e shtetit ka disa probleme me ekuilibrin e duket se e ka të vështirë të qëndrojë në këmbë.

Rreth 5 muaj më parë ajo lëndoi këmbën në Londër për shkak se rrëshqiti në asfalt ndërsa tani duhet se kjo ngjarje është përsëritur.

Ditën e kaluar ajo rrëshqiti 2 herë radhazi duke zbritur nga shkallët në Indi. Edhe pse po ndihmohej nga rojet e saj për të qëndruar në këmbë, kjo gjë ishte shumë e vështirë për 70-vjeçaren.

Paparacët kanë arritur të shkrepin disa foto nga momenti i rrëzimit dhe pamjet janë vërtetë qesharake. “Hilary ka probleme me gravitetin” -kanë shkruar njerëzit në rrjetin social Twitter.