Showbiz

Sulmet ndaj Meghan Markle, reagon ashpër Hilary Clinton

Sulmet e medias britanike ndaj Meghan Markle kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës duke e bërë ngjarjen të marrë përmasa të mëdha.

Vetëm pak javë më parë Princ Harry ka paditur disa nga portalet më të njohura britanike për shkak se bënë publike një letër personale që Meghan i kishte shkruar babait të saj.

Duka i Sussex u shpreh se ajo çfarë po i ndodh Meghan është e njejta me atë që i ndodhi mamasë së tij të ndjerë, Princeshë Dianës dhe kjo gjë mund të shkatërrojë bashkëshorten e tij.

Mes kësaj situate vjen edhe reagimi i Hilary Clinton e cila dënon akte të tilla kundrejt dukeshës. Ish-sekretarja e shtetit amerikan, gjatë një interviste tha se Meghan po sulmohet ashpër pasi vjen nga një familje afro-amerikane. Sipas saj, britanikët po tregohen racistë.

“Mënyra se si ajo po trajtohet është e pashpjegueshme, duhet t’ju vijë turp të gjithëve” ,-u shpreh Clinton.