Prej shekujsh ka pasur debate për faktin se pse hipopotamët lëshojnë të ashtuquajturat “djersë të përgjakshme”. Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se çfarë fshihet pas këtij fenomeni.
Shkrimtari dhe shkencëtari romak, Plini Plaku, ishte një nga të parët që regjistroi fenomenin e pazakontë në veprën e tij “Naturalis historia”. Mirëpo, ai e shpjegoi këtë me faktin se teksa ishin shtrirë në kallamishte të mprehta në brigjet e lumenjve dhe kënetave, hipopotamët lënduan veten për të hequr qafe ënjtjen e shkaktuar nga gjaku i tepërt në trupin e tyre.
Ideja ka ekzistuar në imagjinatën popullore për shekuj, madje edhe midis natyralistëve. Në fakt, hipopotamët nuk kanë gjëndra të vërteta të djersës.
Në vend të kësaj, sekretojnë një substancë të trashë dhe të kuqe nga poret e tyre të njohur si “djersë gjaku”, pasi duket sikur ata po djersitin gjak. Djersa e gjakut krijon një shtresë mukoze që mbron lëkurën e hipopotamit nga djegia nga dielli dhe e mban atë të lagësht.