Bota Botë e Çuditshme

Probleme në ‘horizont’ për 70 hipopotamët e Pablo Escobar!

Shteti kolumbian mori së fundmi vendimin që të dërgojë në Meksikë dhe Indi 70 hipopotamë që i përkasin baronit të drogës, Pablo Escobar. Në deklaratën e tij, Guvernatori i Rajonit Antioquia, Anibal Gaviria, theksoi se ata janë miqësorë me kafshët. Ai tha se vendimi erdhi për shkak se hipopotamët kanë nevojë për habitatet e tyre të mbrojtura natyrore në Meksikë dhe Indi.

Por, së fundmi autoritetet në Kolumbi po hasin një problem të madh me hipopotamët pasi transferimi i tyre në parqet natyrore përtej detit kushton të paktën 3.5 milionë dollarë. Lordi i drogës, Pablo Escobar, i cili u vra nga policia në vitin 1993, importoi në mënyrë të paligjshme në vitet 1980 qindra kafshë ekzotike, mes të cilave dhe 70 hipopotamë.

Pas vdekjes së pronarit të tyre ata u lanë të lirë dhe u shumuan duke krijuar tufën më të madhe të hipopotamëve jashtë Afrikës. Autoritetet shpresonin që t’i transferonin këto kafshë në muajt në vijim, 10 prej të cilëve do të dërgoheshin në Meksikë ndërsa pjesa tjetër në Indi.