Celebrities Music Showbiz

Hiti i Adele tejkalon çdo pritshmëri! Ja cili është suksesi i rradhës…

Tashmë Adele sapo dëshmoi se nuk e ka humbur fuqinë e saj dhe kjo erdhi pasi kënga e saj e re u ngjit drejt e në krye të top-listave. ‘Easy On Me’ kryesoi tabelën e hiteve me 217,300 shitje në javën e parë. Kjo është shifra më e lartë e një jave që nga kënga ‘Shape Of You’ e Ed Sheeran, e cila fitoi 226,800 në muajin janar të vitit 2017.

‘Easy On Me’ është publikimi i parë i Adele nga albumi i saj i ardhshëm ’30’, i cili është do të publikohet më 19 nëntor. Ylli gjithashtu theu një rekord të dytë zyrtar të ‘Chart’ në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kënga e saj e re fitoi një sukses të padiskutueshëm në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.

Hiti kryesoi edhe mposhti edhe rekordin e mëparshëm të mbajtur nga këngëtarja e pop-it Ariana Grande, kënga ‘7 Rings’ në janar të vitit 2019 arriti një sukses shumë të madh.

Kënga e fundit e Adele dominoi gjithashtu edhe radiot në Mbretërinë e Bashkuar pasi gjatë shtatë ditëve të fundit është bërë rekordi i parë i këtij viti që thyen rekord dhe arrin mbi 100 milionë dëgjues në vetëm një javë.

Rikjtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja e njohur dhe e dashur për të gjithë ka vendosur që t’ju përgjigjet 73 pyetjeve nga ‘Vogue’. Një intervistë shumë interesante, në të cilën Adele ka treguar dhe ka zbuluar edhe shumë të pathëna dhe sekrete të bukura nga e gjithë jeta e saj qoftë personale por edhe nga karriera muzikore.

Nëse jeni kuriozë që të zbuloni se cilat janë pesë gjëra që ndoshta nuk i keni ditur kurrë për Adele, klikoni këtu.