Celebrities Pasò Sport

Homazh për Kosta Grillon, Ervin Fakaj shpreh ngushëllime për botën e futbollit!

Në këtë episod të “Paso” i ftuar në një lidhje telefonike ishte ish-futbollisti dhe analisti i futbollit Ervin Fakaj i cili u shpreh për largimin nga jeta të komentatorit Kosta Grillo, duke vlerësuar talentin e tij, dhe pa fshehur trishtimin për humbjet në komunitetin e futbollit.

Besoj që sigurisht Covid është treguar mizor të paktën me botën e futbollit. Na vjen keq për çdo njeri që humb jetën, po aq më shumë për komunitetin e futbollit. Jemi më të ndjeshëm, ne humbën para pak kohësh Ylli Mihalin, fizioterapistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Është goxha e dhimbshme, aq më tepër që dhe mosha e re, lë familje dhe njerëz të dashur pas, aq më tepër kur bëhet fjalë për njerëz që ke kaq shumë vite që i njeh, Kosta është një nga ata.

Ervini nuk humbi rastin të shprehë ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjes dhe miqve të tij, por edhe ndaj gjithë botës së futbollit. Kujtojmë, se i ftuar gjithashtu në një lidhje telefonike ditën e sotme në “Paso”, ishte edhe Ed Manushi, i cili rikujtoi çastet më emocionale me komentatorin e dashur dhe të paharueshëm shqiptar. Gjithashtu, në studio këtë herë i ftuar ishte gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku.