Aktualitet

I dënuar në Gjermani për plagosje, pengmarrje e grabitje, arrestohet në Tiranë/Pritet ekstradimi!

Gjermania e kërkon për plagosje, pengmarrje e grabitje me armë dhe e ka dënuar me 6 vjet e gjysmë burg, kapet në Tiranë një 29-vjeçar. Shtetasi Aneo Buzi u arrestua  në bulevardin “Zhan D’Ark” dhe pritet ekstradimi për në shtetin gjerman. Në njoftimin zyrtar thuhet se Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani. Ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend” dhe u finalizua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit.

Njoftimi zyrtar:

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, operacioni policor i koduar “Weekend”.

I kërkuar ndërkombëtarisht për pengmarrje, grabitje me armë, heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje të rëndë me dashje, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, një 29-vjeçar.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç.

Ky shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani.