Aktualitet

I riu përfundon në spital pas dëmtimit “aksidental”, policia e kryqëzon pasi zbulon të vërtetën

Një 22-vjeçar ka shkuar gjatë natës në spitalin e Elbasanit, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas policisë, i riu ka deklaruar se ka marrë dëmtime, pasi është rrëzuar aksidentalisht. Por gjatë kontrollit në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën kapuç, doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se i riu i përdorte për të kryer vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacione paraprake

Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.