Showbiz

I vënë në duke hematomat në trup, Oriola Marashi zhduk foton nga rrjetet sociale

Kur Oriola Marashi poston foto në rrjetet sociale, e gjithë vëmendja e publikut dhe medias rozë shkon tek ajo. E njejta gjë ka ndodhur edhe me postimin e saj të fundit.

Modelja e famshme është shfaqur sensuale duke pozuar brenda në det me një paketë cigareje, e në foto shkruan; “Kush digjet më shpejt unë apo cigarja”.

Megjithëse fotoja ishte vizualisht e kënaqshme, media rozë dhe portalet onlinë shkruan për diçka tjetër. Në pjesën e sipërme të kofshës së saj u vunë re disa hematome të cilat u komentuan shumë online.

Oriola duke mos dashur të japë asnjë shpjegim apo për të mos e thelluar më tepër diskutimin, ka vendosur të fshijë foton nga Insta Story edhe pse ajo ende gjendet online.