Celebrities Gossip Showbiz

I vogli i tyre Joel feston sot ditëlindjen, Ermali dhe Amarda i dedikojnë fjalët më të ëmbla!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Dyshja gjithmonë ndajnë momente nga jeta e tyre personale dhe me dy fëmijët e tyre. Teksa ditën e sotme i vogli i tyre Joel feston ditëlindjen e tij, mami dhe babi kanë zgjedhur fjalët më të ëmbla për të në këtë 9-vjetor të tijin.

Ermali: Mu deshën 9 vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një zemër. Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë.

Amarda: Gëzimi im Joel që më dhe për herë të parë emrin MAMI, sot je 9 vjeç! Mezi pres të të shoh teksa rritesh në rrugëtimin tënd të bukur në jetë! Të dua sa nuk tregohet…

Ermali, përveçse një prezantues shumë i suksesshëm, që prej kur u shkëput nga televizioni ka nisur të prodhojë dhe luajë në filma që kanë rezultuar shumë të pëlqyera. E dukeqenëse bashkëshortja e tij është gjithashtu një figurë publike dhe Ermali njihet për bashkëpunimet e tij me kolege gjithmonë ekziston kurioziteti se përse nuk i ofron Amit një rol në filmat e tij.

Së fundmi, Ami e ftuar në një intervistë ka shuar çdo kureshtje në lidhje me këtë pyetje, duke lënë të hapur mundësinë se një ditë mund të jetë pjesë.