Aktualitet

Ikën Duncan Norman, vjen ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë!

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Tiranë është Alastair King-Smith.  Diplomati i cili do të zëvendësojë ish ambasadorin Duncan Norman i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Vetë Presidenca njofton se Meta ka pritur diplomatin e ri në kryeqytet në një takim të përzemërt dhe bisedë e hapur

Në takim Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm në ekonomi dhe tregti.  Sa i përket lidhjes midis dy shteteve Meta nuk ngurroi të falënderonte në emër të të gjithë shqiptarëve për mundësitë që u janë krijuar për të emigruar.

Mirënjohje të thella për ndihmën e vyer”, -kështu u shpreh Presidenti i Republikës.

Ambasadorit Alastair King-Smith nuk i mungoi urimi për detyrën që i është ngarkuar dhe njëkohësisht siguria e plote në marrëdhënie të forta e të qëndrueshme.