Pasò

Indiferenca e saj më tërhoqi… Akil Pano rrëfen takimin e parë me bashkëshorten

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin sportiv “Paso” pastori i njohur, Akil Pano.

Në studion e Top Albania Radio-s, Akil Pano rrëfeu detaje nga e shkuara e tij, i rritur në një familje sportistash, shtysa e babait për t’u bërë peshëngritës, ëndrra e tij e mbetur peng për t’u bërë futbollist dhe njohja në kishë me bashkëshorten.

Një histori e veçantë dhe tepër frymëzuese, për brezin e ri sot. Njihuni me momentin, kur pastori u takua për herë të parë me bashkëshorten  e tij, ne e kemi ditur që më parë që femrat e vështira janë më tërheqëse, por pastori na e provoi edhe më shumë këtë fakt…

Me bashkëshorten time, me vajzën pra që u bë bashkëshortja ime e ardhshme, nuk jemi njohur as në plazh, as pranë palestrave ku unë stërvitesha, unë e kisha lënë sportin edhe unë e kam njohur në kishë.

Gjithsesi unë në bisedat e para me të, kuptova që ajo nuk kishte asnjë lloj interesi, asnjë lloj pasioni, asnjë lloj afeksioni nuk tregonte ndaj sportit dhe unë isha mësuar që të isha në qendër të vëmendjes në familjen ku jetoja, mes miqëve, mes shokëve dhe vura re që ajo ishte krejt indiferente dhe mbase indiferenca e saj, më tërhoqi dhe unë mendova çfarë ka gabim tek unë që kjo vajzë nuk po më shikonte. Por në fakt bashkëshortja ime shikonte atë që çdo vajzë në të vërtetë duhet të kërkojë dhe duhet të gjejë te një mashkull…