Sociale

Infarktet nga vapa, Brataj këshillon: Mos hyni menjëherë në det

Temperaturat përvëluese shtojnë problemet shëndetësore në popullatë. Humbjet e ndjenjave, goditjet nga dielli dhe infarktet janë bërë të shpeshta në këto ditë të nxehta. 130 urgjenca ndodhin çdo ditë vetëm nga vapa, më së shumti në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se të gjithë duhet të bëjnë kujdes nga temperaturat e larta, në mënyrë të veçantë fëmijët dhe të moshuarit.

Stina e nxehtë ka rikthyer edhe humbjet e jetës në det nga infarktet.

Skënder Brataj këshillon qytetarët të shmangin hyrjen e menjëhershme në ujë, për të parandaluar problemet kardiake dhe mbytjet që mund të shkaktohen prej tyre.

Në këto ditë të nxehta, mjekët këshillojnë shmangien e lëvizjeve dhe qëndrimin në plazh gjatë orëve të pikut.